JOQ Albania
Home

Shtypi gabimisht telekomandën e gabuar, e pëson shqiptari që udhëtonte me kokainë të pastër
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/02/2020 9:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ai transportonte drogën në makinë, të fshehur në një hapësirë të dyfishtë poshtë makinës që komandohej me telekomandë. Karabinierët në Chieti arrestuan korrierin 32-vjeçar shqiptar Tauland Mani.

Operacioni u zhvillua në përfundim të një monitorimi kapilar të territorit. Mani, i pashkolluar dhe me vendbanim në provincën e Riminit, akuzohet për trafikim dhe posedim të paligjshëm të drogës.

Burri u ndalua nga policia në Arma në fund të një vëzhgimi që filloi në Chieti Scalo, ku shqiptari ngriti dyshime tek karabinierët për shkak të mënyrës së drejtimit të makinës me nxitime dhe ngadalësime të shpeshta, me siguri në një përpjekje të kotë që të sigurohej se askush nuk po e vëzhgonte. Droga u gjet gjatë kontrollit personal dhe makinës, një Volkswagen Tiguan.

Shqiptari shtypi gabimisht pultin e hapësirës së dyfishtë dhe aty karabinierët zbuluan sasinë e drogës. Policia gjeti dy pako kokainë me peshë totale 2 kg dhe mbi to ishte shënuar numri “457”.

Droga e sekuestruar ka një shkallë pastërtie prej 70 përqind, sipas rezultateve të testeve të kryera nga karabinierët në Laboratorin e analizës së narkotikëve.

Cilësia e drogës do të sillte rreth 9 mijë doza. Në dispozicion të prokurorit Michele Pecoraro të Vasto, tregtari i drogës u burgos në burgun e Chietit. Makina u konfiskua dhe hetimet po vijojnë për persona të tjerë të implikuar.

***

Burimi: Virgilio|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania