JOQ Albania
Home

E moshuara harron syzet në shtëpi, blen një pako me prezarvativë duke menduar se është çaj
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/02/2020 9:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një e moshuar është bërë virale në internet, pasi veprimi i saj ishte i pazakontë.

Rosemarie Riley, pasi harroi syzet në shtëpi dhe shkoi në market, bleu një pako me prezervativë, në vend të një paketim çaji. 76-vjeçarja, bleu në market një pako me 30 copë prezervativë të firmës ‘Durex’.

Gafa e pensionistes doli në pah pasi burri i saj, John Riley, 78-vjeçar, e qortoi atë. Ajo iu lut mbesës Gemma Riley, 29 vjeç, ta kthente atë, edhe pse kjo e fundit filloi të qeshte me të madhe.

Ngjarja më pas u postua në Facebook, duke u bërë virale dhe duke grumbulluar më shumë se 12 mijë pëlqime, reagime dhe komente.

Burimi: metro | Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA