JOQ Albania
Home

Neritan Ceka mallkon sërish: Ata që mendojnë të shtypin vëllezërit e tyre, t’u thahet dora
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/02/2020 8:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Neritan Ceka i është kthyer sërish mallkimeve të tij të famshme.

Para datës 30 qershor të vitit të shkuar, ai mallkoi të gjithë ata që do të shkonin të votonin. Mbrëmjen e djeshme, përmes një studioje televizive ai ka mallkuar disa persona të tjerë.

Ceka tha se ata që mendojnë të shtypin vëllezërit e tyre që shprehen politikisht kundër, t’u thahet dora.

Këtë e ka deklaruar më së shumti për ata që sollën gazin lotsjellës, i cili u përdor gjatë protestave të opozitës, ku shumë persona u helmuan.

Ceka u shpreh: 

Ata që mendojnë të shtypin vëllezërit e tyre se shprehen politikisht, është, ta them tradhti kombëtare, është brenda këtij kuadri. Të them që t’u thahet dora atyre. U thaftë dora atyre që sollën gazin lotsjellës”