JOQ Albania
Home

Rama shpreh dashurinë për Vangjush Dakon: Është miku im edhe po të shkojë në burg
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/02/2020 0:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edi Rama ka shprehur hapur "dashurinë" e tij për Vangjush Dakon.

I ftuar në emisionin “Opinion”, ai tha se edhe pse Dako është në “listën e zezë” të DASH, ai do të mbetet miku i tij edhe në burg të shkojë.

Rama u përball edhe me faktin, se Lulzim Berisha, i forti i Durrësit, është liruar nga burgu me garancinë e Dakos, ndërsa sot OFL i kërkon deklarimin e pasurisë. Ai përsëri, përpiqej t'ia hidhte fajin drejtësisë për këtë, edhe pse në garanci është firma e Dakos.

Rama u justifikua:

Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Nuk mi përcakton DASH se kam dhe kë nuk kam mik. Miqtë mi përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër Vangjush Dako është miku im, por me Dakon kurrë nuk kam bërë kurrë dhe as kemi bashkëpunuar në asnjë shkelje të ligjit të Shqipërisë. Stepet drejtësia nga kjo që thashë unë? Kush jeni ju që ju jepni moral të tjetërve. Ju nuk keni asnjë shans të më bëni moral mua. Mua në xhepin tim nuk më gjen asnjë asnjë qindarkë që nuk më takon nga puna ime. Nëse është miku im, dhe bën shkelje dhe të shkojë në burg."