JOQ Albania
Home

“E dimë ku jeton ti, fëmijët e tu”/ Kërcënohet Artan Hoxha, dalin mesazhet
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/02/2020 0:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetri Artan Hoxha, është kërcënuar ditën e sotme nga një mesazh në celular. Ai sot ishte i ftuar në studion e Opinion, përballë Edi Ramës për çështjet e aktualitetit.

Gazetari është kërcënuar nga familja e tij.

Kërcënuesi madje i ka dërguar gazetarit edhe dy foto nga jeta e tij e përditshme, ndërsa shkruan se e di se ku jeton ai dhe familja e tij.

Hoxha rrëfeu se mesazhet i kishin ardhur nga një numër nga Anglia.

Ai tha:

Sot para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Denoncimin e kam bërë në polici, normale që e kam bërë. Çfarë kërkohej! Më kishin fotografuar kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës, se unë besoj në këtë vend. M’i kanë sjellë me mesazhe nga Anglia këto. Ky është krimi i organizuar. Nuk janë më ata. Me ata kam mbaruar punë unë. Krimi i organizuar është ky që fsheh pafund para, që ndikon dhe e ka buxhetin më të madh se Ministria juaj e Brendshme, që ka zhdukur në Vlorë 16 persona dhe nuk gjejmë dot kufomat. Me këto që dëgjoj tek ty, jam tek ty kokë e këmbë, por me ato që shoh, çfarë të bëj. Kjo është jeta që dëgjoj, nuk është ajo që dëgjoj."

Mesazhi i parë:

Tani,ke kaq muj qe hedh balt padrrejtesisht mbi familjen ton.tani po na fajson per lidhjeme politikan.per te miren tate ban mir qe sot perball kryeministrrit mos e permenesh ne asnje moment emrin e familjes ton.e dim ku jeton ti femijet familjaret e tu.ka ardhur koha tmash pergjegjsi.

Mesazhi i dytë:

Dëgjoni me vëmendje, ju si televizion bastard me në krye kryebastardin Tan Hoxha, ka ardhur koha të mbani përgjegjësitë për baltën që hidhni ndaj familjes sonë. Nuk është familja jonë si na prezantoni ju me Tan kur*ën. Keni një javë për një foto na ngatërroni me politikën. Të jeni të sigurt ne s’do falim asnjë që na sulmon padrejtësisht. Nëse e doni e kthejmë në personale”