JOQ Albania
Home

Goxhaj: Rama e pohon vetë se Reforma në Drejtësi ishe projekt i tij, jo i ndërkombëtarëve
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/02/2020 23:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Avokati Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se kryeministri Edi Rama e pohoi vetë që Reforma në Drejtësi ishte një projekt i tij dhe jo i ndërkomëbëtarëve.

Goxhaj shkuan se këtë gjë Rama e pranoi nga nervat dhe se ky i fundit e paska planifikuar vetë para Zgjedhjeve 2013 dhe ishte po ai vetë që loboi në SHBA dhe BE.

Sipas Goxhaj tani u qartësua se kush e ka shpikur këtë Reformë.

Mes rreshtash në postimin e tij, ai shkruan se fakti që Rama pranoi se Reforma në Drejtësi ishte plan i tij dhe jo i ndërkombëtarëve është lajmi për sot.

Kujtojmë këtu se Altin Goxhaj është një ndër më kritikët më të ashpër të qeverisë Rama dhe të nismavë të saj.

Postimi i plotë:

RAMA POHON VETË: REFORMA NË DREJTËSI ISHE PROJEKT I TIJ JO I NDËRKOMBËTARËVE!!! Sapo e pohoi vetë nga nervat: Reforma në Drejtësi nuk ishte projekt as i BE as i SHBA! E paska planifikuar vetë Edi Rama para Zgjedhjeve 2013 dhe ishte po ai vetë që loboi në SHBA dhe BE ku siç e theksoi vetë gjeti rezistencë! Tani qartësohet edhe për ju se kush e shpiku dhe pse Reformën në Drejtësi që u miratua nga Lyli me 139 vota siç i premtoi Sorosit në 5 Dhjetor 2014 në PD (në dokumentat e zbuluara të Sorosit nga Ëikileaks – DC LEAKS në Gusht 2016 thuhet se ideja dhe lobimii pranë USA dhe BE u bënë nga Soros). Në fakt ky është Lajmi sot: RAMA PRANON SE REFORMA NË DREJTËSI ISHTE PLANI I TIJ DHE JO I NDËRKOMBËTARËVE! E keni me video!!!’’