JOQ Albania
Home

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut me korona virus
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13/02/2020 23:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë konfirmuar simptomat e korona virusit te një nga 3 shtetasit e Maqedonisë që gjenden në Anijen “Dajmond Princes” në portin e qytetit japonez, Jokohama, bëjnë me dije nga Ministria e Punëve të Jashtme. Informacione këto të cilat i ka marrë nga organet kompetente në Japoni. Qytetari ynë, siç thuhet, aktualisht është shtrirë në një spital në Japoni.

“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio është në komunikim me qytetarin tonë në fjalë. Njëkohësisht, ambasada në bazë ditore komunikon edhe me dy shtetasit e tjerë nga Maqedonia të cilët ende gjenden në anijen në Jokohama. Ata janë deklaruar se ndjehen mirë dhe se deri më tani nuk kanë pasur simptoma të cilat do të tregonin se janë infektuar me korona virus”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministria e Shëndetësisë në Japoni vazhdon me kryerjen e testeve për korona virus te personat që gjenden në karantinën e anijes. Gjatë kryerjes së analizave, përparësi kanë personat me simptoma, personat mbi moshën 75-vjeçare dhe personat me sëmundje kronike.