JOQ Albania
Home

Milani dhe Juventusi bëjnë “paqe”, bardhezinjtë barazojnë në fund me penallti
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/02/2020 22:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja e parë mes Milanit dhe Juventusit, e vlefshme përgjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Duhet theksuar se kuqezinjtë e Piolit e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, por Buffon ishte në ditën e tij më të mirë sot.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse “Djalli” iu afrua disa herë golit të avantazhit.

Pjesa e dytë nisi aty ku u mbyll e para, me Milanin në sulm. Pas disa tentativave, ishte i zakonshmi Ante Rebiç, që i dha avantazhin ekipit të tij.

Në minutën e 61’, pas një krosimi perfekt të marrë nga Kastijeho, e shfrytëzoi në maksimum, duke e dërguar në rrjetë. Në minutën e 72’, Teo Hernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.

Ishte Kristiano Ronaldo që barazoi shifrat, teksa kthehu në gol një penallti të fituar nga ai vetë në minutën e 91’. Kështu, sfida u mbyll 1-1 dhe gjithçka do vendoset në ndeshjen e kthimit.