JOQ Albania
Home

E FUNDIT/ Shpërthen bombola e gazit, i moshuari me djegie të mëdha niset drejt Traumës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/02/2020 22:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 62-vjeçar ka pësuar djegie të mëdha mbrëmjen e sotme nga shpërthimi i një bombole gazi në banesë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës, ku nga pakujdesia ka marrë zjarr bombola e gazit në banesë.

Ndërkohë, i plagosuri me inicialet F. L. 62 vjeç, ka pësuar djegie të rënda, i cili është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka pësuar djegie të rënda.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Më datë 13.02.2020, rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës nga pakujdesia ka marrë zjarr bombula e gazit në banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi F. L. 62 vjeç, ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.