JOQ Albania
Home

Denoncimi i fortë: Në Shkodër digjen dy makina, policia fsheh ngjarjen
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/02/2020 20:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një denoncim ka mbërritur mbrëmjen e sotme në inbox-in e ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Një qytetar shkruan se dy makinave i është vënë flaka te Kinemaja në Shkodër.

Raportohet se makinat ishin të dyja tip 'Golf' si dhe qytetari shtron disa pyetje për policinë.

Nga ana tjetër, Berisha shkruan se policia e Lleshit po fsheh krimin.

"Në Shkodër digjen dy makina. Narkopolicia fsheh krimin", shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit.

Denoncimi i qytetarit:

Pershnetje doktor. Jam brenda rradhve te policis shkoder dhe imagjinojeni vet se ku ka shku puna kur ne skena fuqi dhe detyrohena me denoncu vedin te ju. Dje u gjuajten me arm ne qender tShkodres kurse jo ma larg se nji nat perpara 2 makinave ju asht vu flaka te Kinemaja. Te lutem bani kto pytje drejtusave tpolicise Shkoder. Dy makinat golf a jane djeg te kinemaja ne mes te nates. A ka shku policija e shkodres dhe a i kane fsheh gjurmet? A jane ne pronesi te njerzve qe japin fajde ne Shkoder dhe kush i ka vu zjarrin? A e mbajten tfsheht drejtuesit e policis dhe a kane marr lekt per kyt pune? Informacjoni asht 100% i sigurt se ka pas njerz qe e kane pa skenen lajv nga ballkonet e pallatave. Anonim te lutem se me hekun prej punet”