JOQ Albania
Home

Humb jetën në aksident 25-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/02/2020 19:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident tragjik i ka marrë jetën sot një 25-vjeçari shqiptar, i cili jetonte në Itali.

25-vjeçari është identifikuar si Endri Zaimi.

Makina e tij Volvo është përplasur me një kamion, ndërkohë që viktima ka qenë në makinë me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët..

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë për të mundësuar nxjerrjen e trupit të Zaimit, por fatkeqsisht ai kishte vdekur në vend.

Ndërsa, gruaja dhe fëmijët e 25-vjeçarit janë transportuar menjëherë në spital.

Kamionisti, i cili po kthehej nga puna nuk është lënduar nga aksidenti. Autoritetet italiane po hetojnë për shkaqet.

Burimi: nordest24 / Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA