JOQ Albania
Home

Polici tapë plagosi 70-vjeçarin, pas gruas flasin edhe familjarët: U përleshëm, nuk e di pse e nxori armën
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/02/2020 18:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e pazakontë ndodhi në orën 01.00 të mëngjesit të së enjtes, ku një efektiv FNSH-je ishte tapë në timon. Ngjarja ka ndodhur në Fier, ku polici ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar një të moshuar.

Ai u fut në oborrin e një banese dhe ka qëlluar me armë, ku zhurma u dëgjua menjëherë nga banorët. Ata dolën me nxitim ku panë policin 41 vjeçar Paulin Shpani, i cili ndodhej në gjendje të dehur.

Kryefamiljari Solli Mece tentoi ta zgjidhë situatë me fjalë, por polici e qëlloi me një plumb në dorë.

Ngjarja tronditëse ndodhi në lagjen “Sheq i Madh”.

Ndërkohë, pas deklaratës së gruas së të plagosurit, familjarët kanë rrëfyer detaje nga ngjarja.

Ata thanë:

U përleshëm, e vura re që kishte pistoletë kur e shkrepi.
Ishte vetëm në makinë, nuk e dimë qëllimin përse e nxorri armën.

Pas këtij incidenti, pjesëtari i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Paulin Shpani është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Fierit. Nga ana tjetër theksohet se mes palëve nuk ka pasur asnjëherë konflikte.