JOQ Albania
Home

Kapet me kokainë cilësore në makinë, arrestohet shqiptari
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/02/2020 18:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, pasi u kap me dy kilogram kokainë në makinë.

Shqiptari i identifikuar si Taulant Mani, 32 vjeç, u prangos në Chietti.

Operacioni u zhvillua pasditen e djeshme, kurse policia italiane kishte si synim që të godiste krimin, e sidomos trafikun e lëndëve narkotike, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Mani, me banim në Rimini është zyrtarisht nën akuzë për trafik të drogave të forta. Automjeti i Taulant Manit u ndalua, për shkak se ai po ecte me një shpejtësi tepër të madhe, aq sa kishte ngritur dyshime të forta.

Droga u sekuestrua gjatë një kontrolli normal rutinë. Kokaina e sekuestruar tanimë rezulton se ishte cilësore, ndërsa automjeti i Manit u vu nën sekuestro.

Burimi: riminitoday / Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA