Një episod i pazakontë është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Shkodrës.
Siç shihet dhe në fotot e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, një person terësisht i zhveshur është ulur poshtë bustit të Nënë Terezës, duke krijuar shqetësim te qytetarët.
Personi në fjalë ka "alarmuar" edhe policinë, e cila mbërriti në vendngjarje për të bërë të mundur "neutralizimin" e tij.
Ai është shoqëruar nga një efektiv policie në ambulancë.
Nuk dihet nëse i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor, por prezenca e policisë lë të nënkuptohet se kemi të bëjmë me një person që përbën "rrezikshmëri të lartë shoqërore".
Pasi ua bënë "ferr" atdheun kriminelëve dhe tmerruan çdo bandë, tashmë Policia e Lleshit ka nisur të "neutralizojë" edhe personat të tjerë që rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve.
Mesazhi i plotë: