Duket se Kylian Mbappe e ka humbur disi shkëlqimin e sezonit të kaluar, teksa përveçse nuk po tregon ndonjë formë të jashtëzakonshme në fushën e lojës, ai shpesh po bëhet edhe temë diskutimi me sjelljet e tij tekanjoze.
Në ndeshjen e djeshme të Kupës ndaj Dijon, ylli francez ishte protagonist për keq, teksa i vetëm në zonë dhe me me portën e boshatisur nuk e dërgoi dot topin në rrjetë.
Si duket, Mbappe e ka konsideruar si gol të realizuar dhe ka nënvlerësuar goditjen, por tashmë herën tjetër duhet të vlerësojë në maksimum mundësitë për të mos bërë një figurë qesharake.
Megjithatë, kampioni botës e realizoi një gol në këtë ndeshje ndërsa të tijtë fituan me rezultatin 1-6 ndaj Dijon ndërsa u kualifikuan për në gjysmëfinale.