Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 18:00 në fshatin Tapizë të Fushë-Krujës.
JOQ Albania raportoi aksidentin e rëndë, ku disa dëshmitarë dërguan edhe pamje nga vendi i ngjarjes dhe konfirmuan për vdekjen e një të moshuari, i cili sipas tyre u përplas për vdekje nga një makinë.
Ndonëse kanë kaluar më shumë se 13 orë nga aksidenti, policia mesa duket tani është "kujtuar" për të dhënë njoftimin mbi këtë aksident, informacioni për të cilin nuk iu referua asnjë mediaje mbrëmë.
Policia ka njoftuar mëngjesin e sotëm se:
Vlen të theksohet se e njëjta gjë ndodhi edhe me aksidentin e mesditës së djeshme në Tiranë, ku moderatorja Ilda Bejleri përplasi me makinë një grua të moshuar, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së kryeqytetit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 12:50, por Policia dha njoftimin zyrtar vetëm pasi lajmi doli në media, disa orë pas ngjarjes, por nuk dha asnjë detaj për drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.
Nuk dihet ende arsyeja pse Policia e Shtetit nuk ka informuar publikun në kohë reale lidhur me këto dy aksidente.