Mesfushori i kombëtares shqiptare, Jahmir Hyksa ndryshoi ekip para pak ditësh, teksa kaloi nga Makabi Netaja te skuadra tjetër izaraelite, Nes Ziona.
Së fundmi, Hyka është prezantuar para shokëve, të rinj të ekipit, ku siç ndodh në çdo ekip, duhet të këndojë një këngë gjatë darkës.
Mesfushori ka vendosur të këndojë një këngë patriotike, siç është “Xhamadani vija vija”.
Një moment shumë i bukur ky, teksa duket se Hyka ka gjetur harmoni te ekipi i tij i ri.
Kujtojmë që ë këtë ekip, Hyka do të ketë mendësinë të luajë edhe me një tjetër shqiptar, siç është Sabien Lilaj dhe të dy do të kenë mundësinë të ndihmojnë ekipin e ri në realizimin e objektivave.