Napoli ka fituar sonte ndeshjen e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë, duke e mposhtur Interin në ‘San Siro’, me rezultatin 0-1.
Pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim, 0-0, ndërsa fituesi i saj u përcaktua në pjesën e dytë.
Fabian Ruiz në minutën e 57’ me një gol të bukur i dha epërsinë Napolit.
Goli i spanjollit doli të jetë vendimtar në këtë ndeshje, me Napolin që triumfoi 0-1.
Ndeshja e kthimit në ‘San Paolo’ luhet më 5 mars dhe aty do vendoset se kush do kualifikohet në finale.