23-vjeçarja tregon tmerrin: Gati sa s’vdiqa nga kjo kafe që mora në bar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.02.2020, 12:21

Një artiste make upi shprehet se ishte gati duke vdekur pasi një barist i kishte pregatitur kafen me qumështin e gabuar. Ka qenë pikërisht qumështi ai që i ka krijuar vajzës bukuroshe reaksionin alergjik që mund të kishte rezultuar fatal për të.

Quhet “anaphylactic shock” dhe është një gjendje në të clën hyn trupi i njeriut si pasojë e një reaksioni të papritur apo alergjie nga një produkt i caktuar. Shpesh, alergjia zhvillohet me ritme të shpejta dhe përkeqësohet aq shumë, saqë duhet ndërhyrja e mjekëve për të stabilizuar gjendjen e pacientit të prekur.

Savannah Kyriazopoulos nga Dapto në Wollongong, New South Wales, mori me vte një kafe me qumësht në një McDonald's. Teksa ishte duke shkuar për në shtëpi, ajo e thithi tri herë kafen e saj të preferuar.

Vajza është shprehur:

E provova dhe mendova se nuk kishte shijen që ka gjithmonë, por mendova se ndoshta ishte për shkak të sheqerit që mund t'i kishin hedhur brenda”.

Megjithatë, brenda shumë pak minutash fyti nisi t'i mbyllej dhe shumë shpejt ajo nisi të pësonte një shok anaphylactic. Nga momenti në moment nuk po mbushej dot me ajër, teksa ishte edhe duke drejtuar mjetin. Si pasojë e konfuzionit që po ndiente në trup, humbi drejtimin e makinës dhe u përplas me një kosh letrash.

23-vjeçarja tha:

Jeta më kaloi para syve. Gjithçka m'u nxi. Nuk po merrja dot frymë”.

Për fat të mirë, e reja kishte me vete një injeksion, i cili i normalizoi disi gjendjen shëndetësore dhe më pas ishte e motra, e cila ndodhej afër vajzës, ajo që e çoi në spital. Mjekët i bënë një dozë adrenaline për t'i hapur organet nëpër të cilat kalon oksigjeni.

Vajza shton:

Fatmirësisht nuk isha shumë larg shtëpisë. Isha në një rrugë të qetë dhe kisha me vete EpiPen, që është i përsosur për këto raste. Në të kundërt, çdo gjë do të kishte shkuar shumë më keq”.

Vajza tregon se kafen me qumësht e porositi në McDonald's dhe u përsëriti disa herë kamarierëve dhe banakierëve se ishe alergjike, por diçka nuk ka shkuar siç duhet.

***

Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit