Dikur e gjithë zona ka qenë tokë bujqësore, ku mbilleshin fasule dhe perime të tjera. Sot, është shndërruar në një prej “cepave” më luksozë të globit.
Flasim për “Beverly Hills”, lagjja më e njohur në botë dhe një prej lagjeve më kryesore të Los Anxhelosit, ku është ngritur edhe hoteli me të njëjtin emër, në të cilin kalonin pushimet yjet e kohës, si Marilyn Monroe dhe Merlene Dietrich.
Në një libër me fotografi botuar së fundmi, janë publikuar pamje të zonës së 100 viteve më parë, çfarë kishte aty para se të ndërtohej hoteli, si u transformua i gjithë qyteti në vitet në vazhdim dhe ndikimi që pati ky transformim në historinë jo vetëm të Los Anxhelosit, por të gjithë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Historia e hotelit “Beverly Hills” është thuajse si një përrallë. Një prej fotografive të rralla, bërë në vitin 1900, tregon se si ishte toka në vendin ku do të ngrihej hoteli i famshëm dhe shtëpizat rrethuese.
***
Burimi: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania