JOQ Albania
Home

Shpëtohen paq “4 idiotët” që u nisën me atlete për të ngjitur malin në mes të stuhisë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/02/2020 9:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mediat britanike i kanë përshkruar si një “grup idiotësh absolutë” studentët që u nisën në mes të stuhisë Ciara, të veshur me atlete dhe pa harta orientuese. Ata kishin në mendje t’i ngjiteshin malit më të lartë të Mbretërisë së Bashkuar, Ben Nevis.

Credit: Facebook/Lochaber Mountain Rescue Team

Ekipet e shpëtimit thonë se është “një mrekulli” që alpinistët e “çmendur” janë sot gjallë. Punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë arritën t’i shpëtonin ata nga hipotermia dhe erërat që mbërrinin shpejtësinë 130 km/h.

Credit: Facebook/Lochaber Mountain Rescue Team

Të pajisur shumë keq, të rinjtë që nuk kishin me vete as mjetet më minimale të alpinizmit, në një moment ishin shkëputeshin dhe nga njëri tjetri. Fatmirësisht u kujtuan të përdornin aplikacionet në telefonët celularë për të treguar vendndodhjen, e kjo i ndihmoi shumë 22 vullnetarët që u nisën t’i kërkonin, pavarësisht kushteve tejet të vështira atmosferike.

Credit: Facebook/Lochaber Mountain Rescue Team

Operacioni i shpëtimit nuk qe i lehtë, e zgjati mjaft ndërkohë që ekipi i shpëtimit u përball dhe me rrezikun e rrufeve. Të katër të rinjtë që mendohet të jenë nga Glasgow, po marrin aktualisht trajtim në spital.

***

Burimi: LadBible |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania