OSHEE e Ardian Çelës vijon të rrjepë xhepat e shqiptarëve, qytetari denoncon mbifaturimin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.02.2020, 20:37

OSHEE-ja e Ardian Çelës, e mbylli vitin 2019 me një rekord historik, duke shënuar 64 milionë euro humbje si pasojë e rritjes së kostos së blerjes së energjisë por edhe si pasojë e rritjes së shpenzimeve operative me mbi 36%.

OSHEE është përfolur gjerë e gjatë në media, për shkak të tenderave të dyshimtë të lëshuar nga ky institucion, ku një ndër më skandalozët fakti që OSHEE shpalli fitues të një tenderi me fond limit prej 450 milionë lekësh kompaninë "Nazeri-2000", që iu vodhën mbi 5 milionë euro në super-grabitjen e ndodhur në Rinas në muajin prill të vitit të kaluar, skandal i cili u denoncua nga JOQ Albania disa muaj më parë.

Megjithatë, përtej këtyre megaskandaleve, OSHEE duket se vijon të rrjepë xhepat e shqiptarëve, me anë të mbifaturimit, ku me qindra e mijëra denoncime janë bërë publik në media për këtë "metodë vjedhjeje".

Së fundmi, një qytetar nga Fieri ka denoncuar mbifaturimin që i është bërë nga OSHEE.

Denoncuesi shprehet se në faturën e muajit dhjetor dhe janar tarifa i ka ardhur sa dyfishi i çmimit të faturave të mëparshme.

Ai ka dërguar edhe një foto të librezës së energjisë elektrike, ndërsa shton se me këtë problem janë përballur edhe disa prej miqve të tij.

Qytetari shprehet se ka shkuar tek Kujdesi ndaj Klientit për ta ngritur si problem, por nuk ka gjetur zgjidhje, pasi punonjësit i kanë thënë se "sahati nuk gënjen".

Më tutje qytetari thekson se dy prej miqve të tij që jetojnë jashtë vendit u ka ardhur fatura mbi 50 mijë lekë, kur ata nuk kanë konsumuar fare energji elektrike.

Denoncimi i plotë:

Prsh JOQ Albania kisha 1denoncim qe na shqeteson dhe na demton te gjithe shqipetareve ne republiken e shqiperise,behet fjale per faturat e oshe-se qe na ka ardhur tarifa e muajit dhjetor dhe janar me mbi faturim dmth dyfishin e cdomuaji qe ne apo personalisht familja ime pagon dhe ka paguar per kohe me radhe,dhe ky problem sme ka ndodhur vec mua por shum shokeve dhe miqeve te rrethit tim shoqeror,kam vajtur tek kujdesi ndaj klientit per ta ngrit si problem ata atje skan pergjigje tjeter vec thon sahati nuk genjen nuk dim se ku ta ngrem zerin apo denoncojme sepse realisht nuk degjohet ankesa jone😔😔 I them atit te gjatit qe nuk pagohen pagat e administratave dhe punetoreve duke i vene gjoba si kjo e energjise elektike por shum e shum te tjerave por lere pushtetin se ke kohe qe e ke cuar ne fund ekonomin ne shqiperi dhe ke falimentuar ti bashk me gjith qeverin tende dhe lerini shqipetaret te jetojne ne vendin e tyre mos te emigrojne jasht shtetit se nuk ka zhvillim vendi duke ftuar ti zoti psiqik pensionistat e vendeve te europes te vine e te jetojne ne shqiperi sepse ste sjellin mirqenie apo zhvillim sepse ajo moshe vec fryme mer asgje me teper dhe ti e di shum mire kete gje ndaj lereni rinin te punoi e jetoi ne vendin e vet dhe STOP me me te vjedhur dhe skeni 10 jete dhe skan cju duhen gjith ato leke qe keni vjedhur nuk do i merni me vete ne varre sepse skan me vler ne boten tjeter👎👎👎 Te pakten ne qytetin e fierit ka ndodhur pothuajse tek te gjithe dhe ne menyre te rendomte sepse dhe 2miq te mit qe nuk jetojne fare ne shq i ka ardh fatura nga 50 e ca 60 kur ai ska konsumuar fare 😠😠 Ju faleminderit

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit