Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brenda një lokali nate në Dallas, Teksas. Një striptiste ka rënë nga tubi, teksa po dhuronte spektakël në skenë.
Ajo ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme duke thyer nofullën, dhëmbët dhe lënduar shpinën. Por, pavarësisht të gjithave ajo u ngrit dhe vazhdoi vallëzimin, sikur të mos i kishte ndodhur asgjë e keqe.
Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda lokalit, ku shihet Genea Sky duke u rrëzuar.
***
Burimi: NYPost|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania