Juventusi është pranë një lëvizje të çmendur. Klubi bardhezi është gati të shkarkojë Maurizo Sarrin dhe të rikthejë në stol edhe njëherë tjetër Masimiliano Alegrin.
Presidenti Anjeli, i cili ka një lidhje të fortë miqësore me Alegrin, po mendon që të bëjë rokadën e bujshme në stol, por gjithnjë nëse situata e rezultateve dhe brenda dhomës së zhveshjes do të precipitonte.
Është pikërisht ky zë i bujshëm që po qarkullon në orët e fundit në shtëpinë e “Zonjës”, ku sipas “La Repubblica”, Andrea Anjeli mund të vendosë të rikthejë në stol ish-trajnerin e bardhezinjve.
Situata e keqe që po kalon momentalisht Juventusi, duket se ka bërë drejtuesit të mendojnë seriozisht këtë lëvizje...