JOQ Albania
Home

Koronavirusi, flet vetë kreu i OBSH: Po bëhet një kërcënim serioz për gjithë botën
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/02/2020 13:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka lajmëruar se përhapja e koronavirusit po kthehet në një kërcënim shumë të madh për të gjithë botën. Mjeku Tedros Adhanom Ghebreyesus u ka kërkuar të gjitha vendeve që të përhapin informacionin e nevojshëm tek popullata për këtë sëmundje dhe të nisin kërkimet për kurën ndaj koronavirusit.

Ai u shpreh:

Me 99% të rasteve të prezantuara në Kinë, ky virus ngelet kërcënues për vendin, por gjithashtu është shndërruar në kërcënim të rëndë edhe për pjesën tjetër të botës”.

More than 43,000 patients across the world have caught the killer infection, and figures show more than 1,000 people have now died

Ghebreyesus foli gjatë një mbledhjeje të mbi 400 kërkuesve dhe autoriteteve ndërkombëtare, përfshirë edhe disa pjesëmarrës përmes video-konferencave live nga Kina dhe Tajvani. Mbi 43 mijë persona në të gjihë botën janë infektuar nga infeksioni vdekjeprurës dhe deri më tani, 1000 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Ghebreyesus bëri apel për vende të varfra në Azi dhe në Afrikë që të ndihmohen, në rast se sëmundja e përhapur në Kinë mbërrin tek ta.

Dr Tedros Ghebreyesus, the director-general of the World Health Organization, said other countries may be less able to fight off the virus than China

***

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania