JOQ Albania
Home

Pas 154 fitoresh radhazi dhe asnjë humbje për 10 vite resht, mposhtet më në fund kampioni
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/02/2020 12:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kampioni i xhudos, Teddy Riner, ka pësuar më në fund humbjen e parë pas 10 vitesh që ndeshet. 30-vjeçari francez ka arritur të sigurojë deri më tani plotë 154 fitore radhazi prej shtatorit të vitit 2010, kur ai nisi të ndeshej për herë të parë, deri më 9 shkurt të këtij viti.

Teddy Riner dopo la sconfitta col giapponese Kageura

Ai u ndesh sëfundmi kundër japonezit Kokoro Kageura, i cili i dha fund edhe fitoreve rresht të Riner. Të dy u vendosën kokë më kokë në Grand Slam Paris, një kompeticion ndërkombëtar i xhudos, pjesë e Federatës Kombëtare të Xhudos. Ata konkuronin në kategorinë 100 kilogramëshe.

Risultato immagini per teddy riner, Kokoro Kageura

Riner arriti të mposhtte Kageuran gjatë takimit të tyre të parë në Montreal, vitin e shkuar. Prej atij momenti, japonezi ishte fiksuar dhe vendosur të mposhtte kampionin në fuqi.

Kageura arriti të fitonte ndaj kundërshtarit të tij duke përdorur një teknikë dore të njohur si “uchi-mata-sukashi”, gjatë raundit të tretë të Grand Slam.

Risultato immagini per teddy riner, Kokoro Kageura

Fitorja e japonezit erdhi në mënyrë të papritur dhe i la të gjithë të shtangur, pasi ishin mësuar tashmë me fitoret e herë pas hershme të francezit. Megjithatë, të gjithë e pranojnë se ishte një fitore e merituar dhe se nuk mund të jemi në përjetësi triumfatorë.

Risultato immagini per teddy riner, Kokoro Kageura

***

Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania