Francesko Toti e ka të pamundur të qëndrojë larg futbollit. Legjenda e Romës dhe kombëtares italiane ka nisur profesionin e tij të ri, teksa tashmë do fokusohet në fushën e drejtimit.
Ai ka hapur agjencinë e tij të konsultimit sportiv dhe menaxhimit. Legjenda italiane e bëri të ditur diçka të tillë përmes prolit të tij në Instagram.
Totti do të mundohet të zbulojë talente të rinj përreth Italisë. Emra të rëndësishëm mund të binden lehtë të jenë në menaxhimin e legjendës italiane duke ditur njohjet dhe impaktin e tij në futbollin italian dhe në Europë.
Ai shkruan:
Inizia una nuova avventura. Con orgoglio vi annuncio che ho fondato due società di consulenza e assistenza per club e calciatori che hanno sede a Roma: la CT10 e IT Scouting. #totti #neverstop pic.twitter.com/xsN6A0V5b0
— Francesco Totti (@Totti) February 10, 2020