JOQ Albania
Home

Video e rëndë, stuhia e fortë hedh fëmijën nga karoca
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/02/2020 13:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Stuhia Ciara, siç ishte paralajmëruar, mbërriti mjaft e fuqishme në Europë. Vendi i parë që u godit nga stuhia ishte Britania e Madhe e më pas Gjermania.

Në Angli, stuhia ka shkaktuar mjaft dëme. Një video që po qarkulln gjerësisht në rrjet tregon momentin kur një fëmijë, i cili ndodhet në karocë, rrëzohet për shkak të erës së fortë.

Videoja është realizuar në Blackpool. Për fat të mirë fëmija shpëtoi pa pësuar dëmtime, pasi siç vihet re nga pamjet, edhe mund të ishte goditur nga automjetet që qarkullonin aty pranë.

Sipas raportimeve, era ka fryrë me shpejtësi 128 km/h. Videoja është filmuar nga babai i fëmijës 1-vjeçar.

Ai ka shkruar në Twitter:

Shëtitorja e Blackpool u pllakos nga një stuhi me erëra të forta, si uragan. Njerëzit i marrin fëmijët e tyre për një shëtitje”.

***

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania