Restoranti hapet një orë më herët, vogëlushja që s’mund të rrijë në publik do të hajë tek ata

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.02.2020, 14:55

Adelaide Stanley nuk mund të dalë në publik dhe as të qëndrojë në pranin e njerëzve të tjerë. Shtatë muaj trajtim të kancerit e ka lënë 3-vjeçaren me një sistem imunitar të dobësuar.

Megjithatë, ajo ende dëshironte të darkonte në restorantin e saj të preferuar. Kur J. Wilson në Beaumont, Texas, dëgjuan dëshirën e klientes së tyre të vogël, ata e hapën restorantin herët dhe e zbukuruan me rozë.

Dreka në restorantin e preferuar ishte një traditë familjare para se e vogla të sëmurej. Ata shkonin pothuajse çdo të diel. Pastaj, në ditëlindjen e saj të tretë, pediatrja e Adelaide i tha Nguyen që ta kontrollonte pasi kishte vërejtur njolla të kuqe në trupin e saj. Adelaide filloi trajtimin e saj për kancerin në 3 korrik 2019, fill dy ditë pas ditëlindjes së saj të tretë.

Shtëpia e tyre dhe spitali ishin ato pak vende ku shkuan si familje.

Nëna e të voglës tha për CNN:

Muajin e kaluar, Adelaide kujtoi restoranin dhe na pyeti nëse ata mund të shkonin. Me një zemër të thyer, babai i saj u përgjigj: "Kur të bëhesh më mirë, ne do të shkojmë”.

Gruaja i tregoi mikes se saj për dëshirën e vajzës dhe ajo shkoi tek restorani, ku diskutoi me pronarët për këtë rast. Menaxherja e restorantit, Paula Breaux tha se nuk i duhej të mendonte dy herë.

Ajo hapi restorantin një orë më herët për të akomoduar Adelaide dhe familjen e saj. Stafi dekoroi restorantin me ngjyrën e preferuar, rozë të Adelaide dhe bëri ushqimin e saj të preferuar: biskota. Pastaj, pati një surprizë përfundimtare. Ata gjithashtu mbuluan koston e vaktit.

3-year-old Adelaide Stanley's favorite restaurant opened an hour early to give her the meal of a lifetime.

***

Burimi: CNN|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit