Qeveria Rama përfliet shumë për nivelin e lartë të propagandës, aq sa ka pasur shumë raste që punët që i kanë bërë të tjerët janë shitur e reklamuar sikur i kanë bërë ata.
Rasti i i fundit vjen nga kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Ky i fundit në një postim në rrjetet e tij sociale, ka shkruar:
Por një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon se e gjitha kjo është jo e vertetë dhe mbi të gjithë një propagandë e shëmtuar e bërë mbi bazë të një gënjeshtre.
Në video shikohet se pemën e kanë hequr disa të rinj heronj me një makinë dhe nuk ka ndodhur ashtu ai ka shkruar kreu i bashkisë Fier, Subashi. Të rinjtë kanë bërë një punë që duhet ta bëjnë ata që marrin me takast e këtyre të rinjve dhe prindërve të tyre.
Sipasa asaj që thotë i riu që ka nisur videon pranë redakisë së JOQ Albania, policia dhe zjarrëfiksja ka ardhur, pasi rruga ishte hapur. E si përfundim mund të thuhet se niveli i mashtrimit dhe propagandës me të cilën kërkohet t’u hidhet baltë shqiptarëve ka arritur në nivele të frikshme.