Barcelona po vuan shumë këtë sezon. Katalanasit po hasin probleme të mëdha, sidomos në repartin e sulmit. Dëmtimet e Suarez dhe Dembele kanë lënë pa sulmues ekipin katalanas.
Nisur nga kjo situatë, klubi tentoi një skenar të çmendur në merkaton e janarit. Ata tentuan të afronin në ekip ish-mesfushorin e tyre Andres Iniestën.
Lojtari spanjoll shihej si njeriu i duhur për të mbledhur ekipin dhe për të shuar gjakrat në dhomat e zhveshjes.
“Don” Iniesta me eksperiencën dhe qetësinë që e karakterizon do të ishte një lider brenda dhe jashtë fushe.
Drejtuesit e kishin parandjerë një situatë të tillë, prandaj menduan që në janar të risillnin Iniestën.
Ata patën bisedime konkrete me legjendën e tyre, por ky i fundit nuk pranoi të rikthehej në Camp Nou.
Lojtari nuk mund të transferohet më dhe do të vazhdojë te Vissel Kobe. Iniesta ka fituar Superkupën e Japonisë mëngjesin e sotëm me skuadrën e Vissel Kobes.