Kompania e oligarkut të tenderave të shëndetësisë ka fituar 4.8 miliardë në 4 vite

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 08.02.2020, 16:27

Një nga fushat ku jepen më shumë tendera është ajo e Shëndetësisë, ku edhe pse çdo vit derdhen me miliarda lekë, shërbimi shëndetësor nuk është se ka ndryshuar shumë nga vitet e fundit dhe premtimi i kryeministrit Rama për shëndetësi falas tashmë është harruar.

Ka shumë kompani që operojnë në fushën farmaceutike dhe që fitojnë shumë tendera.

Një prej këtyre kompanive është edhe “Genius Shpk”.

Vetëm në fundin e janarit kjo kompani ka fituar dy tendera nga Spitali Rajonal i Vlorës.

Në tenderin e parë me objekt “Mirëmbajtje pajisje laboratorike” i cili do jetë për një afat 1-vjeçar, fondi i fituar është 23 milionë lekë.Ndërsa tenderi i dytë me objekt “ Mirëmbajtje Pajisje Mjekësore” dhe vlera e tij është rreth 5 milionë lekë.

Por nuk keni parë asgjë siç thotë kryeministri ynë, pasi kjo kompani në vitet e fundit ka fituar plot 178 tendera vetëm në sektorin e shëndetësisë dhe shifrat e këtyre tenderave kapin shifrën e 4.8 miliardë lekëve.

Kjo kompani e drejtuar nga Besnik Çullhaj ka fituar tendera pothuajse në të gjitha spitalet e Shqipërisë. Mesa duket Cullhaj ka ditur mjaft mirë çfarë kompanie të hapi sepse më të ka fituar një “ Jackpot”.

Por a i kanë marrë qytetaret shqiptarë këto shërbime? A janë kryer këto shërbime me të vërtetë apo paratë e taksapaguesve kanë shkuar në xhepin e bossave? JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit