JOQ Albania
Home

Marash Kumbulla mes pesë mbrojtësve më të mirë në botë, lë pas Van Dijk dhe Varane
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/02/2020 16:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marash Kumbulla po kalon momentin e tij më të mirë të karrierës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm te Verona në Serinë A.

Paraqitjet e tij pozitive rriten nga java në javë dhe mediat vazhdojnë t'i thurrin elozhe.

Së fundmi, CIES (observatori që merret me rendimentin e lojtarëve), e rendit 19 vjeçarin mes pesë mbrojtësve më të mirë të muajit janar, nisur kjo nga performanca në fushë.

Kumbulla ka lënë pas mbrojtësit Van Dijk si edhe francezin e Real Madrid, Varane

. 90,3 pikë siguron Kumbulla për vendin e pestë, teksa treshja kryesohet nga gjermanët Boateng e Hummels. Ja renditja e plotë: