Edhe pse është i vendosur në krye të përballimit të situatës së gjendjes së jashtëzakonshme e shpallur nga qeveria mbas tërmetit të 26 nëtorit, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi nuk ka harruar që të merret me punët e institucionit që ai drejton.
Këtë gjë e tregon mjaft mirë edhe tenderi fundit , i cili është bërë publik me 3 shkurt, ndërsa fituesi është shpallur me 4 shkurt.
Tenderi ka si objekt “Larjen e automjeteve të MBZHR-së për vitin 2020”, dhe ka një fond prej 4.8 milionë lekësh.
Por ajo çfarë bie në sy është fakti se mungojnë dokumentat e njoftimit të tenderit dhe ka qënë një tender pa garë.
Por një tjetër fakt interesant dhe e që e bën të dyshimtë këtë tender është edhe se kompania e cila e ka marrë këtë tender është “ Marjo-Mondi”, se zyrat e saj i ka në hyrje të një pallati. Dilema e madhe është sesi do ta ofrojë këtë shërbim në hyrje pallati.
Këto kohë po flitet shumë për drejtësinë e re apo për operacionin forca e ligjit dhe mbetet për t’u parë nëse do merret në shqyrtim ky tender. JOQ ALBANIA