JOQ Albania
Home

Stonoi live në Sanremo, këngëtari i njohur shpërthen në lot: Shkatërrova gjithçka
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/02/2020 14:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është mbajtur nata e parë e festivalit të famshëm italian “Sanremo”. Përveç konkurrentëve, në skenë u ngjitën edhe të ftuarit specialë, ku një prej tyre ishte edhe këngëtari i dashur për publikun, Tiziano Ferro.

Ai në fillim këndoi këngën e famshme të Mia Martinit, “Almeno tu nell’ universo”, e cila u këndua në “Sanremo” në vitin 1989. Teksa këndonte, Tiziano pati shumë emocione dhe nuk performoi ashtu siç ai di, pasi stonoi dhe shpërtheu në lot.

Duke harruar që kishte një mikrofon, këngëtari iu kthye prezantuesit me lot në sy:

Shkatërrova gjithçka”.

Megjtihatë, publiku vazhdonte ta duartrokiste. Në përfundim të performancës këngëtari i njohur u shpreh se kjo ishte një ndër këngët më të vështira dhe nuk ia doli dot, por të paktën e provoi.

Madje ai ka reaguar edhe përmes një postimi në “Instastory”, ku i drejtohet këngëtares së ndjerë duke i thënë:

Çfarë të them? E provova me shumë po shumë dashuri. Faleminderit të gjithë atyre që e kuptuan”.