“Po na vrasin përditë”, studentët e Vlorës ngrenë alarmin: Ky material po na rrezikon jetën!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.02.2020, 21:09

Sot është dita ndërkombëtare e kancerit. Në të gjithë botën organizohen evente të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin mbi kancerin, si dhe për të inkurajuar parandalimin, zbulimin dhe trajtimin e tij.

Në këtë ditë, studentët e Universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë, që jetojnë në godinat e konviktit, kanë ngritur një shqetësim të madh me të cilin detyrohen të përballen.

Ata janë shprehur për JOQ Albania, se godinat e konviktit janë të mbuluar me asbest, i cilësuar ndryshe edhe si "vrasësi i heshtur"

Sipas tyre, asbesti po iu rrezikon jetë dhjetëra studentëve që flenë në konvikte.

Studentët kanë edhe një mesazh për kryeministrin Rama, i cili sipas tyre ishte i pranishëm disa ditë më parë, ku inaguroi fasadën e njërit prej konvikteve.

"A ka vlerë jeta jonë, a do të na shëroni me propagandë?", kjo është pyetja që studentët kanë për kryeministrin, Edi Rama.

Material i asbestit shkakton kancer dhe prej 40 vjetësh është i ndaluar kudo.

Mesazhi i plotë:

Vrasesi i heshtur i studenteve perballe ngjyrave te propagandes.

Pershendetje JOQ, Jemi studente te Universitetit te Vlores. Perpara disa ditesh, ne keto mjedise ishte i pranishem KM e ne nuk mundem ta takojme per t'i thene dy fjale, por shpresojme tja themi nepermjet jush: E inauguruat meremetimin e njerit prej konvikteve, por do te ishte me mire te mos i kthenit kurrizin ketij tjetrit, ku te mbuluar me azbest jetojne dhjetera studente te tjere. Sot ne diten nderkombetare te kancerit, ju pyesim: A ka vlere jeta jone, apo do te na sheroni me propagande?

Azbesti shkakton kancer. Prej 40 vjet i ndaluar kudo, ku eshte provuar se shkakton vdekje. Ja ku eshte, perballe ngjyrave e propagandes. Godina e konviktit te meshkujve ne UV mbuluar me Eternit (Asbest). Po na vrasin perdite...

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit