Ekskluzive/ I dogjën makinën pasi i doli në mbrojtje kushërirës, pezullohet nga detyra OPGJ-ja i Elbasanit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.02.2020, 20:17

Është pezulluar nga detyra shefi i policisë gjyqësore në Elbasan, Edvin Gjyli.

Burime ekskluzive për JOQ Albania bëjnë me dije se Gjyli është pezulluar nga detyra ditën e djeshme.

Sipas burimit, pezullimi i tij nga detyra ka ardhur si pasojë e një përplasje që Gjyli kishte pasur me shtetasin F.D.

Gjyli i kishte dalë në mbrojtje kushërirës së tij, e cila dyshohet se përndiqej nga shtetasi F.D.

Ky i fundit kishte bërë ankesë ndaj oficerit, duke çuar në pezullimin e tij.

Burimi është shprehur për JOQ Albania:

Pershendetje JOQ ! Sipas informacioneve qe kam eshte pezulluar nga detyra shefi i policise gjyqesore Elbasan Edvin Gjyli qe ju dogj makina në muajin Janar , vlen te theksohet se ai i ka dale në mbrojtje në komisariat nje kushurire dhe eshte konfliktuar me shtetasin F.D., pasi ky fundit i perndiqte kushuriren , dhe shtetasi F.D eshte ankuar ndaj oficerit te policise se pse i kishte dale në mbrotje kushurires se tij , kjo ankese ndaj oficerit , ka cuar dhe pezullimin e tij nga detyra !

Ngjarja

Në ditët e para të muajit janar të këtij viti, makinës së zyrtarit të policisë iu vu flaka nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 8 janarit, ndërsa paraprakisht u dyshua që gjithçka të ketë ndodhur për shkak të detyrës.

Makina tip "Volkswagen" ndodhej e parkuar pranë banesës së Gjylit, në afërsi të doganës së Elbasanit.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë, policia e Elbasanit nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër, nëse autorët identifikuar dhe arrestuar apo jo.

Disa ditë më parë, të njëjtat burime pohuan për JOQ Albania se djegia e makinës së oficerit dyshohet të jetë bërë nga një shtetas, i cili dy ditë para ngjarjes ka patur një konflikt interesi me Gjylin në komisariatin e Policisë së Elbasanit.

Burimi tha se Gjyli i kishte dalë në mbrojtje kushërirës së tij.

Shtetasi i dyshuar për djegien e qëllimshme të makinës së oficerit është F.D, i cili ka bërë ankesë ndaj oficerit të policisë, për shkak se i doli në mbrojtje kushërirës së tij.

Sipas burimit, shtetasi në fjalë dhe kushërira e oficerit të policisë,e cila është punonjëse në shtet, kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre më parë.

Pasi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, ata kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, dhe vajza pretendon se është përndjekur nga shtetasi F.D dhe e ka denoncuar disa herë në polici, pasi ndihej e kërcënuar.

Asokohe, burimi shprehej për JOQ:

Pershendetje ! Djegia e makines se ketij oficerit dyshohet ka ndodh per shkak te detyres dhe mendohet se eshte bere nga nje shtetes , pasi ka pasur ne mes para dy ditesh konflikt interesi ne komisariat. Oficeri I ka dale në mbrotje kushurires se tij. Ne komisariat ka pasur nje konflikt midis 2 shtetasave, nje nga keto shtetase eshte kushurira e dyte e oficerit dhe ai ka dale ne mbrotje. Shtetasi F. D. ka bere ankese qe pse u oficeri i doli ne mbrotje kushurises se tij, duke i thene se do ta coje shume lart kete pune. Dhe Ky shtetas eshte nje nder të dyshuarit kryesor qe mund të kete vene qellimisht flake makines se oficerit, pasi djegia e makines eshte bere dy dite mbrapa. Kusherira e oficerit ka pasur nje lidhje dashurie me shtetasin F.D. Pasi jane ndare, ai ka vijuar ta perndiqte dhe kercenonte.Dhe ky shtetas eshte konfliktuar me oficerin. Kjo eshte nje piste dyshimi qe mund të jete djeguar makina. Vajza eshte punonjese në shtet dhe oficeri ja ka kaluar ceshtjen dikujt tjeter mbasi ishte konflikt interesi brenda fisit. Dhe djali eshte shprehur në komisariat qe oficeri u soll keq dhe I ka dale ne mbrotje Kushurires se tij. Dy dite mbas kesaj u dogj makina Vajza ka qene disa here në komisariat sepse ndihej e kercenuar dhe ka bere disa deklarata ne lidhje me ate ceshtje pasi vazhdimisht e kane bezdisur shqetesuar. Shtetasi F.D. punon te nje kompani qe ofron sherbim kabllor ne Elbasan.

Lidhja e shtetasit F.D me tentativën e përdhunimit të studentes 22-vjeçare në Elbasan

Shtetasi F.D është i punësuar në të njëjtën kompani ku punon edhe 36-vjeçari, Olsi Çanga, i cili në muajin nëntor të vitit të kaluar u akuzua për tentativën e përdhunimit ndaj studentes shqiptaro-italiane, Rovena Zeka, ngjarje e cila bëri mjaft bujë në media.

Çanga u la i lirë nga Gjykata e Elbasanit, për "mungesë provash".

22-vjeçarja rrëfeu asokohe se Çanga së bashku me dy persona të tjerë e kanë ndjekur me makinë dhe më pas tentuan ta përdhunonin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit