Po bënte “drift” në rrugë, shoferi përplas dy makinat e parkuara dhe largohet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.02.2020, 20:27

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania mbrëmjen e sotme.

Siç shihet dhe në video, një automjet ka përplasur dy makina të parkuara në një treg makinash teksa ishte duke bërë "drift" në autostradën Shkodër-Tiranë.

Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë në lagjen Bahçallëk të Shkodrës, rreth orës 03:37 të mëngjesit të djeshëm.

Pasi përplas dy makinat, drejtuesi del nga automjeti, afrohet të shohë se çfarë dëmesh ka shkaktuar dhe pas disa sekondash largohet qetësisht, pa e prishur aspak terezinë.

Ka qenë pronari i tregut të makinave që ka denoncuar ngjarjen e pazakontë. Ai thotë se e ka denoncuar rastin në polici, por deri më tani ende nuk është identifikuar autori, ndonëse përgjatë rrugës ka plot kamera në karburante e biznese, që do ta thjeshtonin identifikimin e drejtuesit të mjetit.

Biznesmeni shprehet se nga përplasja janë dëmtuar dy automjete.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Kam nje treg makinash ne shkoder. Ju lutem me ndihmoni me identifikim e ketij personi pasi me ka demtu 2 makina. Dhe eshte e veshtire identifikimj i tij. Ka ndodh ne shkoder ne lagjen bahcallek, dje ne mengjes, ne rrugen nacionale shkoder-tirane km1. E kam denoncu ne polici por skemi marrr asnje info me gjate, po e hetojm thone. E kan shume te thjesht me e identifiku sepse pergjate rruges ka plot kamera ne karburante dhe biznese."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit