JOQ Albania
Home

Djali i John Lennon operohet me urgjencë, heq tumorin malinj nga koka
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04/02/2020 12:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Julian Lennon, i biri i të famshmit John Lennon, ka pranuar në rrjetet sociale se është operauar me urgjencë dhe ka hequr nga trupi i tij një tumor malinj nga i cili ishte prekur. Julian Lennon ka hequr masën tumorale nga koka.

Vetë djali i ish këngëtarit të Beatle dhe Cynthia Powell ka pranuar ngjarjen e rëndësishme që i ka ndodhur në jetën e tij. në një post të publikuar në Facebook, artisti ka treguar shenjën që i ka ngelur nga ndërhyrja kirurgjikale dhe u ka dërguar një mesazh të rëndësishëm të gjithëve atyre që e ndjekin.

Julian Lennon e Sean Lennon

Ai u kërkon të mos e neglizhojnë asnjë moment shëndetin.

Kantautori 57 vjeçar ka treguar eksperiencën e tij tepër të rëndë, ndërsa bën me dije se disa ditë më parë, gjatë një kontrolli rutinë, dermatologu kishte vënë re një gjendërr të vogël në kokë. Ai i ka këshilluar menjëherë që të kontrollohet dhe të bëjë biopsinë e asaj gjendre.

Një ditë pas analizave Julian ka mësuar se bëhej fjalë për një tumor malinj dhe u operua me urgjencë. Rezultati? Me shumë mundësi arriti të shpëtonte jetën e tij nga vdekja që i rrinte pas dere.

Image may contain: one or more people

Ndër të tjera, në postimin e bërë në Facebook, ai shkruan:

Shpresojmë të kemi arritur që të heqim pjesën kanceroze. Nuk mund të them se si jam ndjerë. Dridhem ende përbrenda por besimi im është i fortë. Nëse e do këtë jetë dhe gjithçka që ju rrethon, atëherë merr kohë për t'u kujdesur për veten, për të bërë çdo kontroll të mundshëm”.

I biri i John Lennon thekson se kjo jetë, sado e shkurtër të jetë, nuk duhet bërë edhe më e shkurtër duke injoruar shëndetin. Më poshtë gjeni postimin e Julian Lennon, me fotot dhe shkrimin e tij, ku falenderon mjekët që i shpëtuan jetën.

***

Burimi: NotizieMusic |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania