Disa avionë ushtarakë janë parë sot mbi qiellin e Tiranës.
Një qytetar ka filmuar momentin kur kanë kaluar tre avionë ushtarakë mbi qiellin e kryeqytetit.
Sipas qytetarit, avionët ishin shumë të shpejtë, ndërsa pamjet janë filmuar ditën e sotme.
Siç mund të dëgjohet dhe në video, avionët luftarakë kanë shkaktuar zhurmë të madhe në ajër.
Nuk dihet origjina e avionëve luftarakë, por mendohet se mund të jenë të NATO-s.
Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ministria e Mbrojtjes.