Urgjenca e Pediatrisë vetëm me dy mjekë, qytetari: Duhet të pres edhe 20 persona të më vijë radha

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.02.2020, 13:20

Situata e virozave në vend sa vjen dhe përkeqësohet. Të parët që janë prekur nga gjendjet gripale e nga virozat, pa dyshim që janë fëmijët e vegjël.

Ata janë “viktimat” më të lehta, të cilat i drejtohen me shpejtësi edhe spitaleve për të marrë ndihmën e parë. Por, situata në vendin tonë duket se është gjithmonë e më katastrofike, sa i takon mjekëve.

Nga urgjenca e Pediatrisë në QSUT vjen denoncimi i një qytetari, i cili thotë se ka që në mëngjes që pret të vizitojë fëmijën e tij dhe ka ende 20 persona të tjerë në radhë, para se të marrë shërbimin e nevojshëm. Sipas qytetarit, problemi nuk është tek aftësia e mjekëve, pasi dy mjekët e vetëm që ndodhen në urgjencë po bëjnë ç'është e mundur për të vizituar pacientët e vegjël.

Problemi qëndron në mungesën e numrit të mjekëve, pasi është e pamundur qëvetëm dy mjekë të përballojnë këtë fluks pacientësh. E si të mos mjaftonte kjo, duke qenë se situata e krijuar është kritike, me prindër të acarauar e fëmijë që vuajnë ca nga temperatura, ca me kollë e teshtima, shefi i turnit serbes-serbes, jo vetëm që nuk e merr mundimin të riorganizojë punën e të shtojë stafin mjekësor, por thotë se duhet të mjaftohen me ata dy mjekë.

Qytetari shkruan kështu në denoncimin e tij pranë JOQ:

Pershendetje JOQ! Ndodhem tek Urgjenca Pediatrise QSUT dhe aty shoh nje tmerr te pa pare. Nje mos organizim dhe mungese stafi mjekesor duke ditur dhe gjendjen e virozave qe ka kapur vendin. Kemi ardhur qe ne 9:40 te mengjesit dhe akoma skemi mbaruar pune, kam edhe 22 persona para meje. Ka vetem 2 mjeke per te gjitha urgjencat, edhe ato te shkretet bejne 20 deri 30 min per nje vizite. Shikojini si jane ulur femijet jashte duke pritur dhe as do tja dije njeri... plus rastet urgjente qe vijne femijet 0-1 vjec qe detyrohemi tju leshojme rradhen ! Ju lutem postojeni se ndoshta reagojne dhe sjellin me shume mjeke. Nje polic mori ne telefon shefin e turnit se i kishte numrin dhe pervec pergjigjieve arrogante te shefit sepse nuk e njifte kush e ka marre i tha : Edhe 2 mjeke i keni teper aty !"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit