Kaos në urbanin e Kamzës pas vjedhjes së një portofoli, qytetarja: Lajmëruam policinë, erdhi një orë me vonesë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.02.2020, 11:43

Shërbimi i transportit publik ka shfaqur jo pak problematika.

Udhëtimi në urban për shumë qytetarë është shndërruar në një sfidë më vete, pasi jo rrallë përballen me situata të pakëndshme.

Autobusët urbanë në Tiranë janë kthyer në arenë boksi mes fatorinove dhe pasagjerëve, "fole" për maniakët, si dhe terren i përshtatshëm për "skifterët".

Një rast i tillë është denoncuar paraditen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetare tregon situatën me të cilën u përballë.

Sipas saj, në urbanin e linjës së Kamëz u vodh një portofol, gjë e cila shkaktoi ndalimin e autobusit në mes të rrugës.

Qytetarja theksoi se lajmëruan policinë, por këta të fundit u vonuan më shumë se një orë, duke treguar mungesë profesionalizmi.

Kjo vonesë shkaktoi irritimin e pasagjerëve në autobusin e mbingarkuar.

Siç shihet dhe në video, disa prej tyre u detyruan të dilnin jashtë mjetit, për shkak të vonesës së policisë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq. Rreth ores 08.40 ne linjen e kamzes u be nje vjedhje portofoli.. Mire qe u blloku autobusi dhe lajmeruam policine qe u vonua me shume de nje ore. Sic r shihni autobusi i mbi ngarkuar, ku ka femije, te moshuar, zonja shtatzana.. U mbajtem peng mbi nje ore..

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit