Shifra stratosferike/ Kompania “Euromed” fiton për dy ditë 445 milionë lekë në tendera

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.02.2020, 14:41

Kompanitë shqiptare që merren me shërbime farmaceutike dhe gjithashtu sjellin barna, janë ato që përfitojnë më shumë nga tenderat në shëndetësi. Ka shumë kompani të cilat janë bërë shumë të pasura vetëm nga fitimi i tenderave në institucionet shëndetësore.

Një ndër kompanitë e cila ka fituar tendera në institucionet shëndetësore është “ EUROMED SHPK”, e cila ka si aksioner Engjëll Hoxha dhe Hervin Fora. Vetëm në fillimin e këtij viti kjo kompani ka fituar 2 tendera me një shifër totale prej 445 milionë lekësh. Tenderin në shifrën më të madhe, kjo kompani e ka fituar nga Universiteti i Tiranës. Objekti i këtij tenderi është “Blerje pajisje dhe instrumenta laboratorike për projekt AKKSHI”, dhe ka një fond prej 360 milion lekësh. Fituesi i këtij tenderi është shpallur më 21 Janar 2020.

Një tender tjetër që ka fituar kjo kompani është nga “SPITALI RAJONAL BERAT” më një fond prej 79 milion lekësh dhe që ka si objekt “Furnizim me Kite dhe Reagente për afat 12 muaj.”. Fituesi është shpallur me 22 Janar. Pra për vetëm dy ditë kjo kompani ka arritur të fitojë një shifër stratosferike me vetëm dy tendera.

Por përveç faktit se ka fituar dy tendera në dy ditë, kjo kompani ka fituar edhe tendera të tjera nga buxheti i shtetit. Plot 160 tendera nga 33 institucione tenderuese më një shifër prej 4.8 miliardë lekësh, pra kjo kompani ka fituar një “Jackpot” të madh nga buxheti i shtetit.

Në listën e mëposhtme, disa prej tenderave që kjo kompani ka fituar gjatë dy viteve të fundit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit