Lleshi trembi të fortët: Udhëtimi kriminal do ju ndërpritet! Çështje kohe! Qytetari: Sot jo iherë se asht e diel, asht pushim

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.02.2020, 16:32

"Duhet t’ua bëjmë të parehatshëm atdheun kriminelëve. Nuk mund të jetë platforma e ekspozimit të muskujve në club-e apo hapësira publike, duhet të jetë ferri i tyre.”

Kështu paralajmëroi sot gjatë një parade policeske, Rama, ku u prezantua e ashtuquajtura paketa "Anti-KÇK", e cila pritet të "tmerrojë" kriminelët, veçanërisht ata që merren me vjedhje pulash.

Deklarata e Ramës u pasua edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili duke ecur në gjurmën e shefit të tij, tha se "do ua bëjmë kriminelëve të parehatshëm atdheun.

Ai tha:

Paratë do të shkojnë në favor të shtetit. Për përmbushjen e këtij prioriteti jemi të përgatitur për luftën me çdo lloj çmimi. Do ua bëjmë të parehatshëm atdheun kriminelëve.”

Dhe i fundit, por jo nga rëndësia, dora vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, i vendosi vulën dy deklaratave të mësipërme, duke paralajmëruar se udhëtimi kriminal do të ndërpritet keq, në mos sot, nesër.

Lleshi tha:

Është thjesht çështje kohe. Udhëtimi kriminal do të ndërpritet keq. Nëse jo sot, nesër.”

Por si u komentuan këto deklarata nga opinioni publik?

Të lodhur nga premtimet boshe, qytetarët kanë ngritur pikëpyetje të forta mbi realizimin e këtyre paralajmërimeve të befta nga Rama, Lleshi e Veliu.

Një nga qytetarët i drejton me të drejtë një pyetje kreut të qeverisë dhe ministrit të Brendshëm, ku e shkruan se si mund t'i bëhet ferr jeta kriminelëve, kur ata janë që po i mbajnë në pushtet.

Ai shkruan:

Si mund t'ja besh ferr atdheun atyre qe te mbajne ne pushtet, sa politikane mosmirenjohes."

Ndërsa një tjetër qytetar ka ironizuar togfjalëshit "nëse jo sot, nesër" në deklaratën e Lleshit, duke iu përgjigjur me një koment pikant.

Ai shkruan:

Sot jo iher se asht dite e diel, asht pushim."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit