Lleshi, Rama dhe Veliu frikësojnë të “fortët”: Do t’ua bëjmë atdheun ferr! Është çështje kohe, Nëse jo sot, nesër

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.02.2020, 12:12

Ditën e sotme gjatë një parade policeske, kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë prezantuar paketën Anti-KÇK, që pritet të godasë fort hajdutët e pulave (kriminelët) dhe t’ua bëjë këtyre të fundit atdheun ferr.

Të paktën kështu na ka qetësuar Rama në fjalën e tij të mbajtur para njësisë së re policore. Ai siguroi se qeveria është gati për një përballje ekstreme me këto kriminelë.

Rama u shpreh:

Duhet t’ua bëjmë të parehatshëm atdheun kriminelëve. Nuk mund të jetë platforma e ekspozimit të muskujve në club-e apo hapësira publike, duhet të jetë ferri i tyre.”

Të njëjtën gjë (duke ecur në gjurmët e shefit të shefit), deklaroi edhe Veliu:

Paratë do të shkojnë në favor të shtetit. Për përmbushjen e këtij prioriteti jemi të përgatitur për luftën me çdo lloj çmimi. Do ua bëjmë të parehatshëm atdheun kriminelëve.”

Por teksa Rama dhe Veliu u shprehën se do ua bëjnë Shqipërinë “ferr” të fortëve, Lleshi i frikësoi me një tjetër mesazh duke i paralajmëruar se është çështje kohe, por do përfundojnë keq kjo është e sigurt, sot ose nesër.

Ai tha me ton të prerë:

Është thjesht çështje kohe. Udhëtimi kriminal do të ndërpritet keq. Nëse jo sot, nesër.”

Gjithsesi këto paralajmërime janë mesazhe të koduara për "kriminelët e vërtetë" ndaj të cilëve hapen hetime dhe vihen në dispozicion të gjitha njësitë e Policisë së Shtetit. Për të gjithë hajdutët që kryejnë vepra të rënda penale të këtij lloji, duhet të behën gati pasi do të hetohen nga ana pasurore, nëse i kanë siguruar të ardhurat e majme nga vjedhja e më pas shitja e pulës së komshiut.

Kujdes, Shteti po ju vëzhgon!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit