Pas Brexit britanikët “nxjerrin dhëmbët” dhe vendosin rregulla për të huajt: S’do t’ju tolerojmë!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.02.2020, 10:59

Ditën e djeshme në Britaninë e Madhe, mijëra britanikë kanë festuar vendimin e marrë me referendum për daljen e këtij shteti nga Bashkimi Europian. Veç festës, shumë prej tyre kanë vendosur të tregojnë racizmin që kanë mbajtur të fshehur për një kohë relativisht të gjatë.

Në një lagje në Ipsëich, një shqiptar denoncon një gjest të turpshëm dhe tepër racist që kanë kryer banorët e zonës. Në materialin dërguar pranë JOQ.al, shqptari tregon se në hyrje të ndërtesës ku ai jeton, por edhe në shumë ndërtesa të tjera, janë vënë shënime të tilla, turpëruese.

Në to u vendosen rregulla banorëve të huaj, të cilët, sipas asaj që shkruhet në letër, duhet ose të binden, ose të largohen nga vendi. Një prej këtyre rregullave, të cilësuar si rregull kryesor, është edhe ai i gjuhës.

Në letër thuhet se nuk do të tolerohen që qytetarët e tjerë të flasin një gjuhë ndryshe nga anglishtja në ambientet e përbashkëta.

Letra shkruan:

Pasi më në fund kemi rimarrë shtetin tonë, ndjejmë se është e nevojshme të bëhet i qartë për të gjithë banorët, një rregull. Nuk do të tolerojmë që njerëzit të flasin gjuhë të tjera veçse anglisht nëpër kate. Ne jemi zotër të vendit tonë sërish dhe anglishtja e Mbretëreshës është gjuha zyrtare këtu. Nëse doni të flisni cilëndo gjuhë mëme nga vendi nga i cili ju vini, ju sugjerojmë të ktheheni në atë vend dhe t'i ktheni banesën këshillit, në mënyrë që ata të lënë britanikët që të jetojnë këtu dhe ne t'i kthehemi asaj që ishte normale para se ju të infektonit këtë ishull të madh. është një zgjidhje e thjeshtë: Bindjuni rregullit të shumicës ose largohuni. S'do ta keni të gjatë pasi qeveria të implementojë rregulla që do të vendosin Britaninë të parën. Ndaj binduni ose ikni. Zoti shpëtoftë Mbretëreshën, qeverinë e saj dhe gjithë patriotët”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit