E mbajnë me pelena, kjo 15-vjeçare ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve që të jetojë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.02.2020, 22:31

Një apel për ndihmë ka mbërritur gjatë mbrëmjes së sotme në redaksinë e JOQ Albania. Një vajzë 15-vjeçare nga Korça ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve që të jetojë.

Motra e saj tregon se 15- vjeçarja, Kristjana Kokonozi është dëmtuar në tru që e vogël dhe kjo ka bërë që ajo mos të flasë dhe para disa vitesh i është shfaqur edhe sëmundja e epilepsisë.

Motra e saj ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe u lutet të gjithëve për ndihmë. Shtylla kurrizore e adoleshentes është deformuar dhe ajo as nuk mundet të shkojë në tualet e mbajnë me pelena si tregon motra e saj.

Ajo tregon më tej se Kristjana duhet të kryejë një operacion në Athinë, pasi sëmundja e saj po përparon shumë shpejt dhe nga deformimi i rrezikohen organet. Shuma që duhet që kjo e re të jetojë është 25 mijë euro.

Mesazhi:

Qe e vogel eshte demtuar ne tru dhe kjo ka bere qe motra ime mos flas ,pas disa vitesh ju shfaq semundja e epilepsise. te cilen vazhdon ta kete dhe e kurojme me dy ilace epix dhe tegretol dhe skolioza(deformimi i shylles kurrizore) ku duhet te bej nje operacion ne Athine ne spitalin Metropolis , nje operacion shum te veshtire por edhe urgjent sepse semundja po i ecen me shpejtesi dhe mund te demtoje dhe organet qe do i kushtonte jeten. Eshte me pelena.’’

E motra e vajzës së re ka nisur edhe llogarinë bankare ku mund të dhuroni sa të mundesi, për t’i ardhur në ndihmë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit