Qytetari filmon objektin e pazakontë gjatë tërmetit: S’e kuptova çfarë ishte

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.02.2020, 00:11

Mbrëmjen e të premtes, qyteti i Durrësit u shkund nga një tjetër lëkundje tërmeti.

Sipas IGJEUM, lëkundja ishte me magnitudë 4.0, ndërsa epiqendra e goditjes ishte në fshatin Safetaj të Durrësit.

Tre net më parë një tjetër lëkundje e fortë u ndje në Durrës e Tiranë, e cila ishte me magnitudë 4.9, duke shkaktuar jo pak frikë dhe panik tek qytetarët.

Së fundmi, një qytetare ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, për të cilën shprehet se është filmuar gjatë tërmetit.

Qytetarja thotë se ka mundur të filmojë një objekt të paidentifikuar në qiell pak pas rënies së tërmetit të mbrëmjes së 31 janarit.

Ajo thekson se objekti misterioz ngjan me një "top të zjarrtë, që hapet dhe mbyllet", por nuk ka mundur dot ta identifikojë se çfarë mund të ketë qenë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq! Nderkohe nje objekt i pa identifikuar ne qiell gjat renies se termetit. Video eshte filmuar ne lagjen 17. Sic e shifni nje objekt i pa identifukuar pak pas termetit hapet e mbyllet ne form zjarri . Shume cuditshme."

Kujtojmë këtu se mbrëmjen e 16 janarit, të tjera objekte të çuditshme u filmuan mbi qiellin e Durrësit, të cilat alarmuan jo pak banorët e qytetit bregdetar.

Objektet lëviznin në vijë të drejtë pranë njëri-tjetrit, në drejtim të Tiranës, ndërsa të shumtë ishin qytetarët që dërguan video në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreheshin të shqetësuar mbi origjinën e këtyre objekteve fluturuese. Madje, një prej qytetarëve kaluan mbi 100 të tillë mbi qiellin e Durrësit.

Mendohet se objektet janë satelitë të SpaceX, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme:

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit