“Për t’i treguar respektin mikut, e vinin të flinte me femrën e shtëpisë”, skenari i filmit të Mamaqit që revoltoi tropojanët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.01.2020, 14:35

Mbrëmjen e djeshme, u mbajt në pallatin e Kongreseve premiera e filmit të dytë të Ermal Mamaqit, të titulluar "I love Tropoja".

Pjesë e këtij filmi të zhanrit komedi, kanë qenë edhe këngëtarja Enca, si dhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

Mirëpo, duket se jo gjithçka ka shkuar siç duhet, pasi ky film ka sjellë edhe revoltimin e shumë qytetarëve tropojanë, të cilët e kanë kritikuar ashpër për shkak të një episodi shfaqet në këtë film.

Në episodin e shumëpërfolur, në Tropojë praktikohet një traditë e pazakontë, ku për ta respektuar një mik, e vinin të flinte me femrën e shtëpisë.

Ditën e djeshme, një faqe në rrjetet sociale, që mban emrin "Tan Tropoja", u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Tropojës dhe Shqipërisë, që të protestojnë kundër shfaqjes së këtij filmi.

Faqja në fjalë shkruan në statusin e saj se kjo është një fyerje ndaj çdo shqiptari dhe shqiptareje.

Në këtë faqe shkruhet:

Djem dhe vajza, burra dhe gra të Tropojës dhe gjithë Shqipërisë të protestojnë me ashpersinë më të madhe kunder çfaqjes së filmit "I LOVE TROPOJA" mbasi po mësojmë qe në skenarin e tijë ka një episod ku në Tropojë per të nderuar mikun e kan vu me fjet me femren e shtepisë...një fyrje per çdo Shqipëtarë dhe Shqipëtare....

Lidhur me këtë revoltë të qytetarëve të Tropojës ndaj filmit të tij, ka reaguar edhe vetë Ermal Mamaqi.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mamaqi tregon versionin e tij për skenarin e shumëpërfolur.

Reagimi i plotë i Mamaqit:

Miq desha tju sqaroj për një lajm dashakeq që ka dalë dje. Sipas këtij lajmi..."Në filmin tim Tropojani respekton mikun me vajzën e shpisë duke e fut në krevat" e të tjera idiotësi si këto... Nuk e kuptoj ça lloj njerëzish janë kta që guxojnë të shpikin kshu lajmesh. Ju sqaroj se është e kundërta. Nuk do guxoja kurrë ta bëja një gjë të tillë pasi mesazhi që jep filmi është pikërisht i kundërti. Në film Tropojanët dalin ashtu si janë, njerëz të besës të traditës dhe të nderit. Mbrëmë në pallatin e kongreseve ka qënë Premiera më e madhe për një film me rreth 5000 të ftuar dhe filmi është ndjekur nga 2000 Tropojanë duke filluar nga Rexh Biberi(Kryetari i bashkisë Tropojë) dhe deri te Erzen Breçani. Të gjithë më falenderuan dhe më uruan për mesazhin që nxirrte filmi. Ju ftoj të shihni filmini dhe të knaqeni. Ju bëj me dije që I Love Tropoja fillon turin e Evropës në dt 4Shkurt. Dhe turi fillon me qytetin të cilit i dedikuam filmin. Në Tropojë. A ma shpjegon dot njeri që nëse do e kisha bërë filmin për të çnderuar Tropojanët si mund të shkoja ta shfaq këtë film për të gjithë ata? Mos u bëni pre e disa faqeve ose fjalëve që nxisin urrejtje. Ata gënjejnë!!! Ju pres në Pallat të Kongreseve çdp ditë 6 herë në ditë. Ky film do jetë nr 1 në Kinematografinë Shqiptare.

Por cili ishte skenari i filmit të Mamaqit që revoltoi tropojanët?

Episodin në fjalë e ka përshkruar vetë Ermal Mamaqi, teksa ishte i ftuar në emisionin e Sonila Meços në RTV Ora disa ditë më parë, ku foli mbi filmin e tij të ri.

Mamaqi u shpreh se për të shkruar skenarin e filmit "I love Tropoja", ishte frymëzuar nga një histori zakonore që sipas tij praktikohej më parë në një zonë të thellë në verilindje të vendit.

Moderatori theksoi se në këtë zonë, për të treguar sa e respektonin mikun e tyre që i vinte në shtëpi, e vinin të flinte me femrën e shtëpisë.

Ai tha:

Në një nga këto zgëqet, me këto burrat me bark, me kanatjere zhul, që hanë qofte dhe pinë raki dhe e mbajnë dorën futur tek pantallonat, dëgjoj një histori të një zakoni që ishte në një zonë të thellë në verilindje të vendit. Nuk po e them që mos ndihen keq, por ka shumë vite që ka ndodh ky zakon. Për të treguar sa e respektonin mikun në darkë, e vinin të flenë me femrën e shtëpisë. Nuk mund të them që është e vërtetë, nuk besoj që të jetë e vërtetë. Gojëdhënat dhe legjendat thonë se deri këtu arrin ajo që aq shumë të besoj unë ty, sa të ve të flesh me femrën e shtëpisë. Dhe vetëm kaq m'u desh për të shkruar brenda natës gjithë historinë e këtij filmi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit