Jemi mësuar që pjesa më e madhe e artistëve të Shqipërisë dhe të Kosovës të mburren me pasuritë e tyre që nuk dihet se nga i kanë bërë. Madje, ka nga ata që nuk ndalen duke publikuar veshjet e shtrenjta herë pas here në rrjetet sociale.
Mirëpo, siç duket, jo të gjithë kanë të njëjtin standard. E tillë është edhe Flaka Krelani. Ajo u tregua shumë e sinqertë duke thënë se del për kafe edhe me më pak se 10 euro në xhep.
E pranishme në “Ftesë në 5”, e pyetur nga Bieta nëse blen rroba të dorës së dytë, Flaka pranoi se ka blerë dhe do të vazhdojë të blejë te rrobat e përdorura sa herë që i pëlqen një veshje.
Flaka tha: